Aktivistja e Shoqërisë Civile Brizida Gjikondi thotë se në vendin tonë klasa politike fsheh krimet e ndërsjella dhe se askush nuk ka proceduar penalisht ndaj njëra tjetrës, pasi ata janë bashkë.
Shqipërinë e 2022 ajo e përmbledh me 3 elementë si: “drejtësi skuthe, Polici e paaftë dhe shqiptarë të dëshpëruar”.
Postimi i Brizida Gjikondit:
Si mos ikin shqiptarët ?! Si mos tremben investitoret e huaj ?! Si mund te behemi pjese e BE’së ne ?! Kjo klase politike, amniston dhe fsheh krimet e ndersjellta me rotacion sic kane me rotacion mafiozet e mediave dhe biznesit.
Askush asnjehere as majtas as djathtas nuk ka proceduar penalisht ndaj njera tjetres, sepse thelle thelle jane bashke me prova, fjalet, tensionin dhe ankthin permanent e kane vetem per shqiptaret, zhvatjen, nenshtrimin dhe nxirjen e jetes se tyre ! Ndaj ne jemi sot ketu ku jemi ! Shohim tmerr me sy ne dhe femijet tane ! Drejtesi skuthe !
Polici e paafte ! Shqiptarë të dëshpëruar ! Skaner 08.01.2022