Brnabiç tha se do të marrin pjesë në “Open Ballkan”, kryeministri i Malit të Zi Krivokapiç: Nuk do t’i bashkohemi nismës

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka deklaruar se shteti i tij nuk i është bashkuar nismës “Ballkani i Hapur”  për këtë arsye nuk do të jetë i pranishëm në takimin që do të zhvillohet në Beograd. Ai ka thënë se nuk shikon ndonjë ndryshim të madh mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur.

Nuk shoh ndonjë dallim të madh mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur. I vetmi ndryshim është se do ta drejtonim vetë. Unë jam për pavarësi, por ka institucione që do të kenë autoritet për të siguruar që në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të bëjmë një hap përpara”, ka thënë Krivokapiç.

Ndërkohë më herët kryeministrja serbe Ana Brnabiç deklaroi se kishte marrë konfirmimin e Krivokapiç për të qenë pjesë e nismës “Open Ballkan”

Gjatë një komunikimi për mediet serbe Kripokapiç gjithashtu ka folur edhe për krizën energjetike, duke u shprehur se Mali i Zi ka kapacitete ende të pashfrytëzuar dhe se mund të ketë një bashkëpunim të mirë mes Serbisë dhe Malit të Zi lidhur me këtë çështje.

Zjarr Tv Ad