E ardhmja e Armando Brojës nuk është vendosur ende dhe pretendentët për të janë të shumtë.
Por sipas asaj që raportojnë mediat angleze West Ham United duket se po e mendon seriozisht transferimin e sulmuesit të kombëtares shqiptare të futbollit. Drejtuesit e West Ham kanë bërë një ofertë zyrtare që kap shifrën e 30 milion paundëve plus bonuset e mundshme.
Tani është radha e skuadrës së Chelsit të vendos nëse duhet ta shes për këtë shifër futbollistin ose jo.
Megjithatë ngelen ende për tu diskutuar opsione të tjera sic mund të jetë mundësia e riblerjes apo edhe përqindje të mundshme në rast të shitjes në të ardhmen.
Trajneri Tuchel dhe drejtuesit e bluve të Londrës i vlerësojnë së tepërmi cilësitë e shtatlartit dhe nuk do të privohen lehtë prej tij.