Bruceloza shfaqet tek bagëtit në Berat, shkak mungesa e kujdesit veterinar

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bruceloza, një prej sëmundjeve më të rrezikshme tek kafshët, ka gjetur terren muajt e fundit edhe në qarkun e Beratit.

Dhjetëra bagëti janë infektuar nga kjo sëmundje, ndërsa një fermë në Urën Vajgurore është futur në karantinë, ndërsa gjedhët janë eleminuar.

Burime të brendshme në Drejtorinë e Bujqësisë në Berat thonë se shkak për rikthimin e sëmundjes është mungesa e kontrollit veterinar por edhe mungesa e vaksinimit në kohën e duhur të kafshëve.

Aktualisht flitet për 17 raste, por numri i kafshëve të prekura nga sëmundja e brucelozës mund të jetë edhe më i lartë, pasi kontrollet nuk kanë përfunduar në të gjithë qarkun.

Bruceloza është një sëmundje e rrezikshme pasi transmetohet nga kafshët tek njerëzit,nëpërmjet konsumimit të produkteve si qumështi, djathi, gjalpi etj.

 

Zjarr Tv Ad