Bruksel, Samit i BE-së për emigracionin

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Udhëheqësit e Bashkimit Europian po mblidhen në Bruksel në një përpjekje për të sheshuar ndasitë e tyre të thella në lidhje me emigracionin. Edhe pse të ardhurit përmes Mesdheut janë vetëm një fraksion i shifrës së vitit 2015, kur më shumë se një milion njerëz mbërritën në Europë, një sondazh i ditëve të fundit tregon se emigracioni është shqetësimi kryesor për rreth 500 milionë qytetarët e BE-së. Nën presionin e madh të zgjedhësve në vendet e tyre, krerët e BE-së kanë luftuar beteja të ashpra në lidhje me ndarjen e azilkërkuesve në bllok. Pa mundur të bien dakord, ata janë bërë më të ashpër për azilin dhe kanë forcuar kufijtë e tyre të jashtëm, për të lënë më pak njerëz të kalojnë. Udhëheqësit kanë dhënë parà dhe ndihma për vendet në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme për t’i mbajtur njerëzit larg Europës. Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të shtunën se shtetet e BE-së që kanë përfituar nga blloku marrin në konsideratë vetëm interesin e tyre kur vjen fjala tek emigrantët me status të zgjidhur, ndaj dhe duhet të përballen me dënime financiare. Macron dhe homologu i tij spanjoll mbështetën një ditë më parë hapjen e qendrave në vendet ku emigrantët hyjnë së pari në Europë, ku ata të mund të mbahen ndërkohë që kërkesat e tyre për azil trajtohen. Ndërkohë, Italia thotë se Franca arrogante rrezikon të bëhet armiku numër një në çështjen e emigracionit. Duke iu përgjigjur komenteve të Macron, zëvendëskryeminsitri italian Luigi Di Maio tha se fjalët e tij tregonin se ai ishte jashtë realitetit.

Zjarr Tv Ad