Budina: Të mos guxojnë të vijnë në teatër, kanë bërë masakër

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në javën e tretë të ruajtjes së teatrit 24 orë artistët janë më të vendosur se kurrë. Ata mbrëmë në sheshin e teatrit kanë shfaqur filmin “Anija e ëmbël”, që trego ikjen e shqiptarëve në vitin 1990 nga vendi. Gjatë protestës për mbrojtjen e godinës, ata kanë kërcënuar “qeverinë” të mos duket më në teatër, se nuk do ketë më kthim pas. Ndërkohë prej datës 24 korrik kur artistët morën në kontroll sallën e Teatrit Kombëtar, ka nisur edhe Festivali për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Artistë, aktivistë, qytetarë në mbrojtje të teatrit vijnë dhe dëgjojnë ose ndjekin muzikë, dramë, kinema, letërsi duke sjellë çdo mbrëmje me një atmosferë ndryshe. Nën kujdesin e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar” godina monitorohet 24 orë, pastrohet dhe fton artdashësit në shesh.

Dje specialisti i teknikës skenike dhe njëkohësisht inxhinieri Edi Dingu ka folur duke vendosur theksin tek ideja që gjithçka është keqadministrim. Gjithashtu sipas tij, mbështetja edhe nga artistët e huaj nuk ka munguar. Ndërkaq, pjesëtari i “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” ka theksuar se në shtator do të ketë një impiant të ri elektrik në Teatrin Kombëtar. “Gjithçka është lënë në harresë, ky është fryt i keqadministrimit. Dhoma e garderobës është një thesar, i cili është shkatërruar tashmë. Në godinë ka objekte me vlerë të madhe, që kurrsesi nuk duhet të humbasin. Për të gjithë këtë, përgjegjësia bie mbi drejtorin e teatrit, i cili e ka lënë situatën në këtë gjendje. Është ai që duhet të mbante përgjegjësi. Por kam lajme të mira, sepse në shtator ne do të sjellim një impiant të ri elektrik për Teatrin Kombëtar. Dua të them që ne kemi edhe mbështetjen e artistëve të huaj”, – tha ndër të tjera Dingu.

 

 

 

 

NERITAN LIÇAJ:
Nga ky shesh varet jo vetëm fati i teatrit, por edhe fati i vendit, sepse siç dihet, ne jemi kthyer në sytë e një populli të tërë falë rezistencës dhe vlerave që ka arti. Përmes tyre përpiqemi të ngremë vlerat që ka vërtetë shoqëria shqiptare. Për situatën politike nuk kemi çfarë të themi. Kemi një kryeministër që vjet në këtë kohë i thoshte Europës se “nëse nuk na hapen negociatat, Shqipëria do kthehet në një hambar terroristësh”. Po si mund ta thotë një kryeministër këtë, duke u përpjekur të intimidojë Europën, kjo është marrëzi. Ndërsa tani thotë se nëse nuk hapen negociatat, destabilizohet rajoni. Imagjinoni që krijon shqetësim jo vetëm Shqipëri, por edhe rajon. I vetmi njeri që nuk do të të hapen negociatat është ai, sepse pas hapjes së tyre, nuk mund të bëjë më me ketë popull, këtë që po bën, siç kanë bërë në këto 6 vite. Mbi të gjitha vrau shpresën te shqiptarët.

Ai ka vendosur ta çojë në shkatërrim total këtë vend. Është aq jashtë realitetit se nuk e kupton që gënjeshtrën e tij nuk e ha më asnjëri në këtë vend, përveç ndonjë militanti që beson se ai është Skënderbeu. Kemi edhe një qukapik bashkie, që shkon e bën një memorial për viktimat të grushtit të shtetit të Erdoganit, se çlidhje kemi ne me të, vetëm ky e di. Instalon Erogani diktaturën e tij dhe kemi këtë të bashkisë sonë që e ka kthyer vendin në çudi. Kemi një histori të gjatë perverse e hipokrizie që tregon mendësinë e një politikani të ri, që bën çdo gjë për ata që mendon se i japin kredo politike. Nuk kemi qejf për kasapë si Ertugruli. Është dramë për Tiranën të pranojmë memoriale të tilla. Është mirë që qytetarët të hapin sytë e të kuptojnë se kë kemi në krye të bashkisë. Janë gjëra që nuk i mbulojnë dot. Në gjithë këtë zezomë e errësirë, ne duam dritë. Duhet të kemi hyrë në gines si një protestë e pastër e më e gjata në Shqipëri. Vetëm kështu mund të fitojmë duke treguar rezistencë e forcë. Mbrojtja e së drejtës së artit, kulturës, trashëgimisë dhe pronës së publikut mençuron njeriu dhe i jep dritë. Nga protesta ka të mira. Kemi vënë në kolaps një sistem të pështirë, që ka shkelur të drejtat e njeriut e jo vetëm.

ROBERT BUDINA:
Kemi ftuar mediat të shohin çfarë i kanë bëtë institucionit drejtuesit aktualë për ta çuar në shkatërrim. Janë të dokumentuara me prova e pamje se çfarë i kanë bërë teatrit ata që duhet ta mirëmbanin. E kanë lënë në gjendje të mjerueshme në mes të Tiranës. Duket qartësisht se ideja ishte ta çonin drejt shkatërrimit. Është bashkëpunim në krim. Janë gjëra që nuk janë bërë me qëllim për të krijuar idenë e një gjëje të shëmtuar. Unë s’dua të marr rolin e specialistëve, por për nga akustika e arkitektura specialistët e kanë thënë fjalën e vet. Inxhinieri Edi Dingu i ka sqaruar të gjitha. Nën vështirësinë e dritave, ai ka vënë elektricitetin. Pa krijuar rrezik, ka vënë drita. Në mënyrë vullnetarë po e bëjmë më mirë se administrata e teatrit. Besoj se menaxhimi ynë 24 orë në 24 ka treguar shumë. Kemi një vit e gjysme përditë, 1 vit e dy muaj e më shumë dhe 3 javë ditë e natë.

Nuk jemi të interesuar për numra këtu në shesh, por nëse qeveria synon të vijë prapë këtu, do vijnë prapë. E nisëm me 10 artistë e 100 polici, që e përfunduan me 1000 policë e 3 mijë qytetarë. Nëse e bëjnë këtë, nuk do ketë më kthim mbrapa as për kryetarin e bashkisë, as për kryeministrin. Nëse duam ne, i menaxhojmë më mirë se ata që e kanë për detyrë. Do të vijë dita që nga i pari tek i fundit do të përgjigjen të gjithë ata që e kanë lënë në këtë gjendje, këtë e bëjmë se na dhemb. Nuk ka asnjë mundësi që ne të rrimë 24 orë këtu jo për ambicie, por për dashuri. Do të jemi këtu dhëmb për dhëmb me ata që kanë shkatërruar demokracinë E institucionet. Nëse ne rrimë këtu, u jepet e drejta të mos lejojnë më asnjë politikan të bëjë atë që kanë bërë këta. Janë kryer masakra brenda institucionit. Gjërat që kanë vlerë i kanë lënë në gjendje të mjerueshme. Ne duhet ta çojmë deri në fund këtë nismë për ta mbrojtur Teatrin Kombëtar.GSH.AL

Zjarr Tv Ad