Bugatti sjell “Panterën e Zezë”

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryevepra e fundit e Bugatti-t quhet thjesht “Vetura e Zezë”, por mund ta quanin shumë mirë edhe “Pantera e Zezë”. Ky mjet është tepër i kushtueshëm, pasi pronarit fatlum do t’i duhet të paguajë 11 milionë euro për ta bërë të tijën. Kjo është pa diskutim makina më e shtrenjtë në histori e siç raportojnë mediat britanike, është shitur tashmë. “Vetura e Zezë” është një version superluksoz dhe “shik” i Bugatti Chiron, me një dizajn që merr disa veçori nga modeli legjendar i vitit 1936, Bugatti 57 AC Atlantic.

Sipërmarrja e guximshme është realizuar me rastin e përvjetorit të 110 të krijimit të markës franceze. Trupi i makinës është i gjithi në fibër karboni, me vrima të vogla mbi pjesën e përparme për të lejuar motorin super të fuqishëm me 16 pistona “quad turbo” që të freskohet.

Zjarr Tv Ad