Bujar Nishani: Basha rast unikal në botë i një kryetari Partie, qëndron edhe kur elektorati publikisht s’e do

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i ka mëshuar sërish sot, thirrjeve për dorëheqje të Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, sidomos pas deklaratës së fundit të Bashës që bëri bujë se “nuk do të lejonte asgjë dhe askënd t’i binte me shkelm, sakrificës së demokratëve”.

Në një shënim në Facebook, Nishani, një nga mbështetësit më të ngushtë të nismës “Foltorja” të Berishës,  nënvizoi sot:

 

Lulzim Basha është rasti unikal në botë, i një kryetari partie i cili qëndron formalisht në zyrë edhe kur shumica dërrmuese e anëtarësisë dhe elektorati i asaj partie nuk e do më dhe shprehet publikisht për këtë. Vetëm një hall i madh personal e detyron njeriun të sillet kështu! Demokratët kanë për detyrë të zgjidhin hallin e partisë së tyre, jo të Lulzim Bashës,” ka theksuar Nishani.

Zjarr Tv Ad