Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-presidenti Bujar Nishani, deklaroi se do jetë nesër në Foltoren e Sali Berishës në qytetin e Vlorës.
“Nesër pasdite, të shtunën në 18:00, do t’i bashkohem demokratëve të Vlorës në Foltoren e Z. Berisha.
Demokratët e Vlorës që i rezistuan terorit të 1997, u bënë frymëzuesit e ringritjes së PD në rrugëtimin e saj drejt pushtetit në 2005.
Sot është përsëri dita që Vlora t’ja bëj edhe njëherë “fora” !” shkruan Nishani.
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, njoftoi sot zyrtarisht takimin e radhës së Foltores.
Ky takim do mbahet të shtunën në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës në Vlorë.