Bujar Nishani paralajmëron Bashën: Nëse do qëndrojë në PD, do ndeshet me 44 mijë njerëz, le ta provojë!

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Bujar Nishani paralajmëron kreun aktual të PD që të ndalojë provokimet. Sipas tij, Lulzim Basha nuk mund të sfidojë vullnetin e 44 mijë anëtarëve të PD që e shkarkuan dhe të qëndrojë në seli sepse do të ndeshet me ta. Madje, në emisonin “A Show” ai u shpreh se nëse Basha do të ndeshet me ta “le ta provojë”.

Pyetje: Zoti Basha për momentin ka letra të hapura për dorëheqje, ndaj tij ka një presion nga disa qarqe që ai të qëndrojë aty deri në fund, për të realizuar të drejtën e vetë ekskluzive të drejtimit të partisë…

Nishani: Atëherë ai dhe enturazhi që zgjedh të qëndrojë me të do ti vendosen përballë 44 mijë njerëzve dhe natyrisht 44 mijë njerëzit do të vazhdojnë të implementojnë vendimet dhe vullnetin e tyre politik. Janë në të drejtën e tyre, janë në lirinë e tyre fondamentale.
44 mijë anëtarë të PD kanë themeluar një klub politik, përfaqësojnë atë klub politik dhe kanë marrë një vendim. Kanë të gjithë të drejtën juridike, politike dhe të zotit, të çojnë deri në fund misionin e tyre. Zoti Basha dhe enturazhi që do qëndrojnë me zotin Basha, do të guxojnë të ndeshen me 44 mijë njerëz, atëherë është zgjedhja e tyre, le ta provojnë.

Zjarr Tv Ad