Bullgaria dha “dritën jeshile”, Rama KONFIRMON pjesëmarrjen në Samitin e BE-së

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së komisionerit për zgjerim Oliver Varhelyi, i cili dha lajmin e mirë se Bullgaria është drejt heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se është ende herët për të qenë optimist dhe shumë vonë për të ndryshuar fjalimin që do të mbahet ditën e nesërme në Bruksel, duke konfirmuar kështu edhe pjesëmarrën e Shqipërisë në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri Rama bën me dije se ditën e nesërme Shqipëria në Samit do të kërkojë një ide të re për Komunitetin e Ri Politik Evropian për BP që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin e vendit tonë nga Bullgaria.

“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad