Bullgaria i dorëzon Amerikës hakerin rus

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bullgaria ekstradoi hakerin rus i cili akuzohet nga gjykata amerikane se është pjesë e një skeme komplekse piraterie në SHBA, bëri të ditur ambasada ruse në Washington sot.Kjo ambasadë informon se Alexander Zhukov është ekstraduar në SHBA më 18 janar dhe më pas është dërguar në një burg në Brooklyn, New York.

“Punonjësit tanë në konsullatën e përgjithshme në Nju Jork do të vizitojnë atë në burg së shpejti” tha ambasada.

Zhukov është një nga 8 personat, shumica  prej tyre rusë, të cilët akuzohen për krijimin e skemave false të reklamave përmes rrjeteve kompjuterike të infektuara nga malware (sofwear i përgatitur posaqërisht për të dëmtuar kompjutera, servera ose rrjete kompjuterike.)Aktiviteti i tyre u kushtoi bizneseve miliona dollarë, thuhet në akuzëGrupi i Zhukov akuzohet për organizimin e dy skemave, njërën në 2014 dhe tjetrën në 2015.

Në skemën e parë, hakerat morën me qera servera kompjuterash dhe stimuluan në mënyrë të rreme shikueshmërinë në faqe webi dhe reklama, duke mashtruar bizneset dhe detyruar ata të paguajnë 7 milionë dollarë.Në skemën e dytë, dy pjesëtarë të grupit krijuan një network falso përmes të cilit falsifikuan miliarda ad views (shikueshmëri në reklama) duke i kushtuar bizneseve një dëm prej 29 milionë dollarë. Zhukov është nga Shën Peterburgu dhe njihet me emrin Nastra.Ai u arrestua në nëntor në Bullgari ku jetonte prej 2010.Zhukov arrinte të fitonte deri në 20 mijë dollarë përmes kontratave të tij fiktive të ad-vieë, por u zbulua pas një konflikti që ai pati me një klient amerikan.

 

Zjarr Tv Ad