Bumçi: Sot demokratët dhe shqiptarët kanë shpresa tek ky proces

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD Aldo Bumçi, në një intervistë në Edicionin e Mbrëmjes me moderatoren Armela Ferko, komentoi mbajtjen e primareve brenda Partisë Demokratike në 6 bashki.

“Basha nuk mori parasysh Komisionin e Rithemelimit. Primaret janë risi në politikën shqiptare. Primaret u zhvilluan në një afat të shkurtër. Edhe në Rrogozhinë, Vorë, janë degë të vogla e pjesëmarrja është e kënaqshme. Në Dibër, pjesëmarrja ishte e lartë. Në Durrës e Shkodër pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme, edhe në Lushnjë.

Në fund të vitit ne do përgatitemi për 61 bashki, do kemi kohë e demokratët do jenë zot në shtëpinë e tyre. Basha është kryetar i fraksioni në PD. Sot demokratët dhe shqiptarët kanë shpresa tek ky proces. Edhe çështja e logos do zgjidhet e beteja jonë është me Ramën tanimë. Këto janë zgjedhje tepër me rëndësi, sepse ne jemi në një situatë në vend, ku Rama ka përqëndruar pushtet më shumë se Ramiz Alia më 1991”, deklaroi Bumçi.

Zjarr Tv Ad