Burg apo i lirë? Sot vendoset fati i ish-ministrit Saimir Tahiri

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej orës 9 në Gjykatën e Krimeve të Rënda po vijon seanca për ish-ministrin Saimir Tahiri, ku pritet të merret edhe vendimi përfundimtar për dënimin e tij ose jo.

Gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Saimir Tahiri. Më konkretisht emaili dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme. Sipas gjykatës, këto nuk janë pjesë e dosjes.

Në referimin e Saimir Tahirit, ai shprehet se asnjërën prej tyre nuk e ka depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme që ti përmend pasi ato tregojnë për personalitetin e tij.

“Kam kryer detyrën si ministër i Brendshëm dhe nuk kam lidhje me grupin e strukturuar kriminal”, është shprehur ish-ministri.

Prokuroria kërkoi 12 vite burg

Ne seancën e datës 10 shtator, Prokuroria kërkoi 12 vite burg për Tahirin. Por ish-ministri së bashku me ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaled Çela rrezikojnë të vuajnë nga 8 vjet burg nga 12 që kërkoi Prokuroria, në një institucion të sigurisë së zakonshme.

Sipas akuzës nga provat dhe përgjimet në tërësi të bëra nga ana e prokurorisë është arritur në konkluzionin se ish-ministri i Brendshëm u ka siguruar mbrojtje dhe paprekshmëri grupit të trafikantëve ku bënin pjesë edhe kushërinjtë e tij të njohur ndryshe si vëllezërit Habilaj.

 

Zjarr Tv Ad