Burg për jetë për grekun që vrau Devi Kasmin, 33 vite burg për bashkëpunëtorin Halipajn

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion ka vendosur ditën e sotme burg përjetë për grekun  Ethimious Efthimiou, i cili ka vrarë Devi Kasmin më 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. GJKKO ka vendosur 33 vite burg edhe për bashkëpunëtorin Elton Halipajn.

Ethimious Efthimiou, ish-speciali grek akuzohet si vrasës me pagesë dhe ekzekutori i Devi Kasmit, pse ai edhe sot në seancë e ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.

Edhe për bashkëpunëtorin e tij Elton Halipajn, GJKKO ka vendosur 33 vite burg nga 35 që kishte kërkuar SPAK, ndërsa për grekun Efthimiou gjykata e posaçme mbajti të njëjtin vendim të kërkuar nga pretenca e SPAK: Burg Përjetë.

Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup. Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.

Zjarr Tv Ad