Burg përjetë 44-vjeçarit, vrau gruan dhe vajzën 9 vjeçe

0
136
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pjetër Ndrecaj, që në gusht të vitit të kaluar vrau gruan dhe vajzën e tij është dënuar nga Gjykata e Apelit në Kosovë me burg të përjetshëm. Veprimet e të akuzuarit Pjetër Ndrecaj janë ri cilësuar si “Vrasje e rëndë nga neni 179, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.11., i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj tij është shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Apelit vlerëson se Gjykata e Shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese, e ato posaçërisht rënduese dhe se këto rrethana mbizotërojnë shumëfish më tepër.

Pranimi i fajësisë, thuhet më tej në aktgjykim dhe dhënia e dënimit me 24 vite burg, nuk është adekuat me peshën e veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit. Kjo për faktin se janë shkaktuar pasoja tepër të rënda me rastin e privimit nga jeta të bashkëshortes së tij Valbona Ndrecaj, 40 vjeçe dhe vajzës së tij K.N., 9 vjeçe e që mund të shkaktoheshin pasoja edhe më të rënda.

Përveç kësaj i akuzuari në mënyrë permanente, ka pasur sjellje të këqija ndaj bashkëshortes se vet dhe ka ushtruar dhunë. Po ashtu vepra penale është kryer në prezencë të fëmijëve dhe vëllezërve të viktimës, e ku pasojat kanë mundur të jenë edhe më të rënda. Për vrasjen e 7 gushtit të vitit 2018, Ndrecaj nga Gjykata Themelore në Gjakovë ishte dënuar me 24 vite burgim. Lidhur me këtë vendim u organizuan edhe protesta, e kishte pasur shumë reagime.

NGJARJA
Më 7 gusht të vitit të kaluar, Ndrecaj vrau ish-gruan dhe vajzën e tij me kallashnikov pas konflikteve të vazhdueshme mes tyre. Çifti kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti ishin ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht dhe kishin pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valbonën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetrin.

Ditën e ngjarjes 43-vjeçari kishte shkuar për ta takuar Valbonën me qëllim të rregullimit të raporteve. Por nga aty Pjetri ishte larguar për t’u kthyer më vonë me një armë zjarri. Por para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese. “Tani të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do t’i dhemb zemra”, i kishte shkruar viktimës para se ta vriste.

Zjarr Tv Ad