Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të GJKKO, e cila dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në një postim në rrjetet sociale, Elezi hedh dyshime mbi kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit ka heshtur në lidhje me vendimin në fjalë.
“Fajësohet nga gjykata ish-ministri i Brendshëm i kohës së kanabizimit, të qeverisë Rama 1. Asnje prononcim nga kokëministri. Shoku kokëminister, keni kundërshtuar e fyer çdo kënd që ngrinte akuza për implikimin e ministrit tuaj dhe strukturave të policisë.
Tash dy janë mundësitë:
- a) ose ke qënë i implikuar
- b) ose ke qënë toç
Një njeri me nivel si puna tuaj, nuk mund ta plotësojë pikën – b)”-shkruan Elezi.