Burgut i vihet zjarri, arratisen 250 të dënuar

0
20

Autoritetet në Indonezi janë në kërkim të më shumë se 250 të burgosurve, të cilët shpëtuan nga një burg në provincën Papua.

Arratisja nga burgu ndodhi të hënën, pas trazirave në disa qytete. Protestuesit bllokuan rrugët, dogjën ndërtesa duke përfshirë edhe burgun.

Trazirat u shkaktuan nga ndalimi i studentëve Papuan në qytetin Surabaya për akuzën e mosrespektimit të flamurit indonezian.

Mijëra Papuanë dolën në rrugët e qyteteve duke përfshirë Sorong, Manokëari dhe Jayapura.

Ministri i Drejtësisë Marlien Lande tha se burgu, në Sorong, u përfshi nga flakët, ndërsa u hodhën gurë te të burgosurit.