Burimi: Duket se Kurtin e kanë braktisur edhe amerikanët dhe europianët

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke folur nga Parisi, analisti Genc Burimi është shprehur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, se duket se Albin Kurtin aktualisht e kanë braktisur edhe amerikanët edhe europianët.

Sipas Burimit, para zgjedhjeve, amerikanët i kanë thënë Kurtit bëji zgjedhjet, ndërsa europianët kanë qenë kundër. E kjo ka sjellë këtë përçarje tani.

‘Nuk është vënë re në mediat shqiptare, por presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë diçka që nuk e kanë thënë amerikanët. Macron thotë se është i fyer me Albin Kurtit, ku vetëkuptohet se mes tij, Scholz dhe Kurtit ka pasur një bisedë të drejtpërdrejtë, ku i është thënë Albin Kurtit që të mos mbajë zgjedhjet në Kosovë.

Ka një deklaratë të 19 prillit të Gabriel Escobar, ku thotë që; ne ftojmë autoritetet të mbajnë zgjedhjet me gjithë mungesën e serbëve dhe ne do ti njohim këto zgjedhje. Unë kërkoj që media kosovare të nxjerrë këtë deklaratë të Escobar, pasi kjo që ka thënë sot Macron është e rëndë, hedh njollë, e ka marrë i gjithë shtypi francez, dhe bie përgjegjësia mbi Kosovën, që ka mbajtur zgjedhjet.

Mesa kuptoj unë, i është thënë Kurtit mos i mbaj zgjedhjet, nga amerikanët mbaji zgjedhjet dhe në përfundim, Kurtin e braktisur edhe amerikanët dhe evropianët. Nuk është dramatike, ka gjithmonë mosmarrëveshje mes europianëve dhe amerikanëve. Edhe në Ukrainë po shikohet kjo gjë’, tha Genc Burimi në SYRI TV.

Zjarr Tv Ad