“Burrë rrëshqanor, e mëshiroj pafytyrësinë tuaj”, Rama i përvishet Mynyr Konit

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama, pas shpërthimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Ky i fundit i dha përgjigje Ramës, teksa tha se nuk është shmangur asnjëherë nga përgjegjësitë, ndërsa shtoi se në fakt është kryeministri ai që intimidon dhe shantazhon, duke akuzuar më tej qeverinë për vendosjen e tarifës për provimet mbetëse.

“Sidoqoftë, unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor, ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju”, shkruan ndër të tjera Rama.

Reagimi i Ramës:

Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë,unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor,ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju

Zjarr Tv Ad