Burri më i pasur në botë është ndarë nga gruaja

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jeff Bezos është ndarë nga gruaja e tij MacKenzie pas 25 viteve martesë. Ai lajmëroi divorcin me një status në Twitter.

“Pas një kohe të gjatë sëbashku ne vendosëm të divorcohemi dhe të vazhdojmë jetët tona si miq”, deklaroi Bezos.

54-vjeçari që shpiku rrjetin “Amazon” është personi më i pasur në botë me një pasuri që kap shifrat e 137 miliardë dollarëve duke lënë pas Drejtorin Ekzekutiv të “Microsoft”, Bill Gates. Gruaja e tij 48-vjeçarja MacKenzie Bezos është noveliste, autore e “The Testing of Luther Albright” dhe “Traps”.

“Ne ndihemi me fat që gjetëm njëri-tjetrin dhe jemi mirënjohës për çdo vit që kemi qenë të martuar sëbashku. Nëse do kishimi dijeni që do ndaheshim pas 25 viteve, ne do të bënim sërish të njëjtën gjë. Ne kaluam një jetë të mirë së bashku si çift dhe gjithashtu kemi një të ardhme të bukur përpara, si prindër, shokë, partnerë në sipërmarrje dhe projekte dhe si individë që ndjekim sipërmarrjen dhe aventurat. Statusi mund të jetë ndryshe, por ne mbetemin familje dhe miq të dashur”, shkruhej në deklaratën e çiftit Bezos.

Jeff dhe MacKenzie Bezos kanë 4 fëmijë, njërin prej të cilëve e kanë adoptuar.

 

Zjarr Tv Ad