Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Lezhës Arjola Prençi. Vendimi është dhënë nga trupa e përbërë nga anëtarët e KPK-së, Suela Zhegu, Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi.
Shkak për shkarkimin e Prençit është bërë bashkëshorti i saj, i cili është dënuar me 2 vite burg nga ana e Gjykatës.
Pëllumb Prençi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkodrës, dhe për këtë shkak është ndërprerë në mes dhe karriera e prokurores. Ai akuzohej për korrupsion, dhe dënimi i tij cënon dhe pastërtinë e figurës së bashkëshortes.