Bushati: Ballkani i Hapur është një interes serb që i intereson Rusisë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati tha në emisionin ‘Shock’ në Euronews Albania se lajmi i dhënë nga kryeministri Edi Rama se Mali i Zi i është bashkuar Ballkanit të hapur është i pavërtetë.

Që kjo të ndodhë, tha analisti duhet të votohet nga Kuvendi i Malit të Zi.

Sipas Bushatit lajmi për zgjerimin e Ballkanit të Hapur po serviret nga Rama për të mbuluar atë që konfirmoi ministri i jashtëm rus, se kjo është një nismë e Serbisë me mbështetjen e Rusisë.

“Ministri i Jashtëm rus pranoi se kjo është një nismë e Vuçiçit dhe e mbështetur nga Moska në kundërshtim me Brukselin, që i do këto vende me Ballkan të mbyllur, sipas Rusisë. Kemi marrë një konfirmim se Ballkani i Hapur është një interes serb që i intereson Rusisë. Rusia thotë më mirë Ballkani të kontrollohet nga ne përmes Serbisë se sa nga Parisi dhe Berlini”, tha Bushati.

Zjarr Tv Ad