Bushati: Basha ka treguar se nuk ka qenë i aftë ta frymëzojë dhe motivojë opozitën. Nëse do të rikthehej, do të duhej të dorëhiqej sërish

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha dha dorëheqjen pasi shumica e grupit parlamentar i dolën kundër, por që prej momentit kur artikuloi largimin nga drejtimi i PD-së, kanë lindur dyshime të shumta se dorëheqja e tij është një lojë dhe se duke përdorur besnikët e tij brenda partisë, ai po përgatit rikthimin pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023.

Analisti Andi Bushati, ishte i ftuar në Euronews Albania, ku u pyet nëse dorëheqja e Bashës është një lojë.

Sipas Bushatit, nuk bëhet fjalë për një lojë sepse kjo do të ishte absurde dhe në çdo rast do të ishte një lojë e humbur për Bashën.

“Më duket e çuditshme dhe e pamundur. Të japësh dorëheqjen për t’u rikthyer në të njëjtën formë është absurde. Ai e dha dorëheqjen sepse e katandisi PD-në nën 10% dhe e ktheu forcë të tretë. A mundet me të njejtën filozofi të arrihen rezultate ndryshe? As më budallenjtë nuk e besojnë këtë. Nëse do të rikthehej, do të duheh të dorëhiqej sërish.

Basha ka treguar se nuk ka qenë i aftë ta frymëzojë, motivojë dhe luftarakëzojë opozitën. Shqipëria ka nevojë për opozita luftarake. Është absurd të mendosh, ato zërat që thonë se kjo e Bashës është një lojë dhe se Basha po përdor veglat e tij për të kontrolluar partinë si i dorëhequr.

Zjarr Tv Ad