Bushati ‘bën për një lek’ Ramën: Nuk mund të vendosësh të larguarit e LSI-së para anëtarëve të Kryesisë, më je lutur të bëhesha deputet, e keni çuar partinë në një derexhe…

0
1108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zbardhur debati i tensionuar që është zhvilluar mbrëmjen e djeshme, pak përpara dorëzimit të listave, mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Ditmir Bushati, i cili tashmë e sheh veten jashtë garës së 25 Prillit.

Mësohet se shkak për sherrin mes Ramës dhe Bushatit, të jetë bërë kërkesa e këtij të fundit, që në listat e PS-së të mos jenë persona të dyshuar për lidhje me krimin. Bushati i ka thënë hapur Ramës, se brenda partisë nuk ka pasur asnjë diskutim për listat, dhe se kryeministri ka futur në vende të sigurta, persona pa asnjë kontribut në parti.

Ditmir Bushati: Më vjen keq kryetar, po nuk ka pasur kolegjialitet, as konsultim, as vendimmarrje për listat e kandidatëve siç kërkohet edhe nga statuti i PS-së.

Ndryshimet e propozuara janë të palogjikshme, në një parti duhet gradualitet, nuk mund të jenë në listë Nasip Naço, Alqi Bllako dhe Lefter Koka para anëtarëve të krysesisë së PS-së. Nuk ka arsye që njerëzit e ardhur nga LSI-ja të renditen para kolegëvë të PS-së, partia nuk është një thes, siç thatë ju kryetar, ku mund të futen të gjithë, pa kritere, pa garë dhe pa kontribute. Partia shtet e mban pushtetin, por nuk është ajo që ëndërrojnë shqiptarët.

Nëse do të ma pranoni një këshillë personale, personat e lidhur me inceneratorët, gjakderdhje financiare, lavatriçen e betonit, krimin, PPP-në, mos i përfshini në lista sa jeni ende në kohë.

I them të gjitha këto pa pasur ndonjë ngarkesë personale, sepse ju e dini shumë mirë se unë nuk kam asnjë merak për deputet, jeni ju ai që më jeni lutur që 28 vjeç që të bëhem deputet për shkak të boshtit programatik që unë kam besuar. Të janë dashur 5 vjet të më bindësh. Jam krenar që unë i kam qëndruar konsistent atij boshti programor dhe vlerave që përfaqësojnë socialistët dhe progresistët. Unë fatmirësisht nuk jam as në grupin e kalamajve dhe as në grupin e senatorëve.

Detyra e ministrit të Jashtëm ka qenë nder i jetës sime, e kam përmbushur me integritet siç edhe ju e keni deklaruar, e kam bërë këtë detyrë më së miri dhe i kam kthyer dinjitetin Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por unë kam qenë në qeverisje, por jo në pushtet dhe nuk kam menaxhuar para dhe interea publike, nuk kam vrarë njeri, nuk kam shkuar asnjëherë për ndjekje penale, nuk jam përgojuar as për korrupsion, as për lidhje klienteliste, nuk i kam futur duart në xhep njeriu.

Nuk më erdhi mirë që Erioni iu drejtua kolegëve Majko, Xhafaj dhe zonjës Kodheli me interpretime sofiste për pozicionin e tyre në listë, sepse unë dhe ti Erion kemi ardhur në partinë socialiste nga shoqëria civile për ta bërë politikën më të mirë dhe jo për ta çuar në këtë derexhe. Nuk jam dakord që neve na mbështesin 65-vjeçarët e lart, siç the ti, që për ne duhet të jetë këmbanë alarmi, sepse një parti pa rini nuk ka të ardhme.

Ju kryetar keni marrë këtë vendim për të më zbritur nga treni. Politika është më shumë se parlamenti dhe Shqipqëria më e madhe se politika. Për shkak të karakterit tim të fortë dhe integritetit tim personal, ua kam thënë gjërat ballazi megjithëse kam marrë kosto nga kjo.

Edi Rama: Nga treni vendose të zbresësh vetë, ti ke vendosur të mbash fjalime publike dhe jo të bësh punë. Nuk jam bërë pishman që të kam lëvduar dhe nuk e mohoj që ke qenë ministri më i mirë. Mund të na quash çfarë të duash, të gjitha këto që thua mund të jenë të vërteta përsa kohë kemi këtë opozitë përballë, ne do të vazhdojmë të jemi këtu derisa të dalë një forcë e re që të na fshijë të gjithëve. Që kur të larguam nga Shkodra, qoftë për një vendim të gabuar, ti nuk shkove të punoje në Shkodër.

Zjarr Tv Ad