Bushati: dënojmë fuqimisht vrasjen e ambasadorit rus në Turqi

0
785
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kanë reaguar pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov.

Përmes një postimi në Twitter, ministri Bushati shkruan: “Dënojmë fuqimisht vrasjen e ambasadorit rus në Ankara. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e viktimës”.

Këtë reagim të Ditmir Bushatit e ka shpërndarë edhe Kryeministri Edi Rama.

Mbrëmjen e sotme ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov është qëlluar për vdekje me armë zjarri gjatë një ekspozite arti pamor në kryeqytetin turk, Ankara. Lajmi i vdekjes së ambasadorit është konfirmuar zyrtarisht nga Moska.

Zjarr Tv Ad