Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka kujtuar 20-vjetorin e ditës kur NATO nisi bombarsdimet mbi ish-Jugosllavinë, ngjarje pas së cilës Kosova fitoi edhe pavarësinë. Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’, ish-kreu i diplomacisë shqiptare shkruan se krijimi i Kosovës si shtet i pavarur është produkt i mirëfilltë i rendit ndërkombëtar, ku mbështetet gjerësisht tek të drejtat e njeriut dhe respekti ndaj pakicës.
“ 20 vjet më parë, #NATO nisi fushatën e sulmeve ajrore për të shpëtuar Kosovën nga spastrimi etnik i orkestruar nga forcat serbe, pas dështimit të bisedimeve të paqes në #Rambouillet.
24 Mars 1999 do të mbetet i pashlyer në memorien tonë kolektive pasi familja euro-atlantike ishte e gjitha në krahun e shqiptarëve që luftonin për liri, duke hapur rrugën për krijimin e Kosovës shtet. Krijimi i Kosovës shtet ishte gjithashtu produkt i mirëfilltë i një rendi ndërkombëtar liberal që mbështetet tek të drejtat e njeriut dhe respekti ndaj pakicave.
Shumë diskutime u bënë në qarqet më të specializuara ndërkombëtare rreth arsyeve të kësaj ndërhyrje e cila në thelb ishte humanitare. Rreth legjitimitetit të kësaj ndërhyrje në kushtet kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së ishte i bllokuar.
Sot, disa e konsiderojnë rendin ndërkombëtar liberal si amalgamë e mjegullt idealiste. Të tjerë kanë
humbur besimin tek efektiviteti i instrumentëve të tij. Mirëpo ndërhyrja e NATO-s dhe krijimi i Kosovës shtet janë arsye edhe më të forta për ne shqiptarët për të nxjerrë mësimet e duhura nga historia duke mos mbetur peng i saj. #ËeAreNATO”-shkruan Bushati.