Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vijon të marrë letra falënderimi për punën dhe veprimtarinë gjatë aktivitetit të tij si kryediplomat i vendit në vitit 2013-2019.
Sekretari i Përgjithshm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, i cili i ka nisur një letër falënderimi ish-ministrit Bushati me rastin e largimit nga detyra. Sekretari Stoltenberg vlerëson rolin e Ministrit Bushati dhe Shqipëris n përputhje me angazhimet e aleancës. “Dëshiroj t’ju falënderoj për angazhimin tuaj të fortë personal dhe kontributin në Aleancë. Kontributi i Shqipërisë në KFOR, Resolute Support, prezenca juaj në Grupbatalionin e NATO-s në Letoni dhe në misionin në detin Egje, ka vlerësimin tonë maksimal dhe janë një shembull konkret i angazhimit të Shqipërisë në Aleancë, për të cilat unë dhe Aleanca ju jemi mirënjohës. Në të njëjtën kohë Ju jam mirënjohës për mendimet tuaja rreth situatës në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen Tuaj të zjarrtë për politikën e dyerve të hapura, e cila provoi sërish se është e një rëndësie të veçantë”, thuhet në letrën e Sekretarit Stoltenberg drejtuar Bushatit.
Ndrsa Kryeministri i Izraelit Netanyahu falenderon Bushatin për “ kontributin personal në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”. Netanyahu uron që të takohet së shpejti me Bushatin, ndërsa bën me dije se Izraeli e vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë dhe do të punojë për përforcimin e kësaj marrëdhënie.
Ish- Ministri Bushati ka marrë dhe një sërë letrash të tjera falënderimi nga homologët e tij të vendeve të ndryshme. Ministri iI jashtëm dhe i Tregtisë në Hungari Peter Szijjarto, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn, Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan, homologu Estonez, Sven Mikser, etj. Pak dit më parë, Bushati publikoi në profiling e tij në facebook dhe letrat e Sekretarit Amerikan të shtetit Mike Pompeo, Ministrave të Jashtëm të Italisë Enzo Moavero Milanesi, dhe Turqisë Mevlut Cavoshoglu dhe ministrit për Europën në Mbretërinë e Bashkuar Alan Duncan.