Bushati: Marrëveshja e koalicionit zgjedhor në Mal të Zi, dëshmi e maturisë politike

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka përshëndetur vendimin e kësaj të mërkure të partive politike shqiptare në Mal të zi për koalicion të përbashkët zgjedhor. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-ministri shkruan se faktori politik shqiptar ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit zgjedhor, duke formalizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore në Tuz permes një liste të përbashkët “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia na Bashkon”.

 

“Përpjekja dhe angazhimi konstant me të gjithë aktorët politik, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi i dha frytet. Me përgjegjshmëri politike dhe mision qytetar, faktori politik shqiptar ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit zgjedhor, duke formalizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore në Tuz permes një liste të përbashkët “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia na Bashkon”. Ky hap, që përbën një moment të shumëpritur për bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, është dëshmia më e mirë e maturisë politike, dhe në të njëjtën kohë përbën një tjetër arritje domethënëse për politikën tonë të jashtme dinamike e konstruktive në rajon.

Suksese të mëtejshme Komunës Tuz!

 

 

Zjarr Tv Ad