Bushati: Xhamia e Namazgjasë si varrezë, kushti që i ka vënë Erdogan Ramës për KMSH

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka vënë kusht Ramës për Komunitetin Mysliman Shqiptar që të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë të ndërtuar prej tij.

Sipas Bushatit, deklarata e Erdogan në parlamentin shqiptar 1 vit më parë ku kërkoi mbylljen e shkollave të Gylenit është shantazh, por problemi më i madh sipas tij është vasalizimi i qeverisë shqiptare përballë këtyre direktivave.

“Kemi në mes të Tiranës një xhamin që rri si varrezë dhe nuk përurohet se Erdogan i vë kushte shtetit shqiptar që po nuk hoqët dikë që s’më pëlqen në KMSH nuk vij ta pres shiritin e xhamisë. Fakti që ai ka vasalizuar qeverinë shqiptare është problemi i shqiptarëve”, tha Bushati.

Zjarr Tv Ad