Bushati: Zgjedhjet të dielën janë shumë të rëndësishme, do tregojnë nëse Rama fiton dot pa vjedhur!

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Andi Bushati, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua për zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën në gjashtë bashki të vendit.

Bushati tha se këto zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për Partinë Demokratike, për të vërtetuar se kush është shumicë, por edhe për vendin, sepse do të votojnë 20% e popullsisë dhe do të kuptojmë “nëse Rama mund të fitojë zgjedhjet pa vjedhur votat”, sigurisht i ndihmuar nga përçarja e opozitës.

“Jemi në një palë zgjedhje ku këtë të diel do të dalë në votim, afro 20% e popullësisë. Pse janë të rëndësishme? Sepse zgjedhjet e 25 prillit, mendojmë se janë zgjedhje që Rama i ka vjedhur.

Kjo sfidë nuk është e rëndësishme vetëm për opozitën, por edhe për Rilindjen, për pushtetin, që të tregojë, këto zgjedhje i ka blerë, i ka fituar me patronazhistë, me blerje votash, me fondet e tërmetit apo i ka marrë realisht? Është një test elektoral për Edi Ramën, që mund t’i hedhë poshtë ose t’i vërtetojë zgjedhjet e 25 prillit.

Kemi parë Bashën dhe Ramën, që kanë tërhequr bythen nga këto zgjedhje dhe kemi Sali Berishën që i ka vënë gjoksin këtyre zgjedhjeve. Këto zgjedhje, janë bërë një garë për të parë personazhet.

Kush ësthë leximi im?

Këto zgjedhje do të tregojnë që Edi Rama në këtë vend, ka mundësi të fitojë zgjedhje edhe pa vjedhur dhe pa blerë, sepse i ka krijuar vete mundësinë të mos harxhojë më para dhe banditë, por duke përçarë opozitën të bëhet forcë e parë. Edi Rama do të jetë fituesi dërrmues i këtyre zgjedhjeve pa vjedhur dhe pa blerë. Pse vjen kjo? Sepse gjashtë muaj më parë Basha vendosi të përçajë opozitën.

Pra, këto zgjedhje në ambientet tona si gazetarë, diskutohen kush është më i fortë Berisha apo Basha. Jo. Këto zgjedhje janë kush është i dyti dhe i treti. Sepse sherri ku e ka futur Basha opozitën, e ka bërë që diskutimi të jetë, Basha i dyti apo i treti. E ka bërë që ne të mos diskutojmë më, është vjedhës zgjedhjesh Edi Rama, është bandit Erion Veliaj që vjedh dhe Federatën?

Jam i bindur që Edi Rama do të dalë të hënën dhe do të thotë, e shikoni që unë jam shumica në këtë vend!“, tha ndër të tjera Bushati në TPZ.

Zjarr Tv Ad