Bushkolaj: Kanabizoi vendin, Tahiri u dënua sa një i ri që u kap me 3 gram hashash

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari, Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e lajmeve në Syri Televizion e cilësoi absurd dhe një deal vendimin e Gjykatës për dënimin me 3 vite të burg të ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që sipas tij është një ndër personat përgjegjës për kanalizimin e vendit.  Bushkolaj solli në kujtesë rastin e 22 vjeçarit  Estref Halili që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës, ku ishte dënuar me 3 vite burg se ishte kapur me 3 gram hashash.

Gazetari thekoi se kanalizimi i vendit u pasua me dhjetëra viktima nga lufta e bandave, falimentim i biznesit të ndershëm dhe shpopullim i popullisë. “22 vjeçari Estref Halili në janar të 2017 vendosi ti japë fund jetës duke u vetëvaru në qelinë e tij në burgun e Rrogozhinës, teksa po vuante dënimin me tre vite burg dhenë një gjykata pasi ishte kapur me 3 gram hashash.

Kanabizimi i vendi në vitet 2014-2016  është një plagë e rëndë që u shoqërua me qindra  të vdekur dhe të plagosur në atentate mafioze, me dhjetëra të rinj që sot përballen me drejtësinë, duke mbjellë mjerim dhe vuajtje në familjet e tyre, ndërkohë paratë e kanabisit falimentuan biznesin e ndershëm, rritën  nivelin e korrupsionit, ndikuan në rritjen e nivelit të shpopullimit.

Ambasadorët e huaj zgjodhën heshtjen, se në fund të ditës  familjet dhe fëmijët e tyre nuk do përballen me pasojat e fenomenit të kanalizimit të vendit.

Fatale të injektimit të parave të krimit në ekonomi i kemi parë në Italinë e jugut dhe në vendet e Amerikës Latine, por në ndryshim nga këto vende, Shtetit Shqiptar i mungon vullneti për të luftuar krimin, ndaj ka zgjedhur bashkëpunimin dhe faturën në fund do ta paguajnë shqiptarët e thjeshtë”, u shpreh Bushkolaj.

Zjarr Tv Ad