Busti i Vasil Shahinit në Dervician/ Deputeti i opozitës: Ca të huaj po ngrenë lapidare për kriminelët

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i opozitës në parlament Kostaq Papa, në fjalën e tij teksa u diskutua për projekt-ligjin për të huajt, deklaroi tha se projekt-ligji ka paqartësi, duke thënë se lë boshllëqe. Papa ngriti shqetësimin edhe për faktin se “ca të huaj po ngrenë buste kriminelësh”, duke pasur parasysh lapidarin e ngritur për Vasil Shahinin në Dervician të Dropullit.

“Si e shpjegon ky ligj, që për shembull të huajt ngrenë buste të kriminelëve. Ca të huaj marrin status nga ky ligj dhe ngrenë në piedestal buste të kriminelëve. Kjo nismë shton papunësinë që është e lartë. Ky ligj sjell goditjen ndaj njerëzve të punës. Ligji shton zbrazjen e Shqipërisë. Maxhoranca duhet të dalë nga vija e partisë dhe të trajtojë gjërat sipas interesit kombëtar. Ky ligj krijon probleme tek shqiptarët, që janë sot në gjendje të keqe”, theksoi Papa. Papa shtoi se ndërsa me këtë ligj përpiqemi që të punësojmë të huajt, sot shqiptarët janë pa punë dhe ndodhen në emigrim.

Ligji për të huajt duhet të ndryshojë në kushte të reja. Projekt-ligji për ndryshime dhe shtesa për të huajt të ndryshuar e shoh si përpjekje për t’ia bashkuar zhvillimit të vendit dhe kushteve bashkëkohore. Nuk kemi punuar që të punësojmë vendasit, ndërsa ne bëjmë ligj për të huajt. Ne kemi sot emigrantë shqiptarë që ikin shumë në Europë dhe ka papunësi, e ne bëjmë ndryshime të tilla. Ndryshimet të mos bëhen në fushata. Ligji është i atillë që nuk kuptohet saktë”, tha Papa.

Zjarr Tv Ad