Buxheti 2020, më pak para nga sigurimet shoqërore

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfshirja e fermerëve në skemën e sigurimeve shoqërore, ishte një nga angazhimet më kryesorë në mandatin e parë të qeverisë Rama.

Madje kjo ndikoi dhe në uljen e numrit të papunësisë. Tashmë  skema ka hasur në vështirësi duke sjellë dhe ulje të të ardhurave në buxhet.  Pas alarmit për mos pagesën e detyrimeve nga institucionet me një shumë prej 110 milionë eurosh, vetësigurimet ishin një tjetër shqetësim për kryetarin e komisionit të ekonomisë.

Arben Ahmetaj: “Pra 6.7 ishte 2019 dhe 6.7 të jetë edhe 2020. Ndërkohë ne planifikojmë rritje punësimi, rritje ekonomike, rritje të pagës mesatare, që automatikisht na çon në më shumë sigurime.”

Madje dhe ministrja Denaj pranon se uljen e të ardhurave

Anila Denaj: Të ardhurat e reduktuara që vijnë nga zonat rurale mendojmë se ka shumë hapësirë për të parë këtë aspekt për të krijuar një bazë më të shëndetshme në raport me kontributet për këtë pjesë të popullsisë që nuk është pak, por 42% e alokuar, në zonat rurale.”

Në Komision u zyrtarizua edhe nisma për rivlerësimin e pasurive.

Anila Denaj: “Të paktën 30 mijë deri në 40 mijë pasuri mund të rivlerësohen. Unë do të gjykoja 9 mujor, deri në shtator, jo deri në fund të vitit.

Borxhi i ri që do të merret në tregjet ndërkombëtare parashikohet të jetë rreth 62 mld lekë.

Komisioni i Ekonomisë u përfshi përsëri në diskutime për mos realizimin e të ardhurave për këtë vit.

Zjarr Tv Ad