Debatet kane përfshirë dhe ditën e sotme mbledhjen e Partisë Socialiste. Në prag të fianlizimit të buxhetit 2019, mbledhja e grupit parlamentarë duket se ka shkaktuar probleme. Ka qene Kryetari i komisionit të ekonomisë Erjon Braçe i cili ka debatuar ashpër me ministrit e Ekonomise Arben Ahmetaj.
Braçe ka pasur kundërshtime për disa nene të buxhetit edhe në debatet publike të zhvilluara në komision.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe ka kërkuar tatim zero për pagen deri në 40 mijë lekë. Por ku propozim u kundërshtua nga ministri i Financave Arben Ahmetaj .
Propozimi i Erion Braçes, ka pasur mbështetje dhe nga deputetë të maxhorancës në Komisionin e Ekonomisë. Aktualisht është 0 taksa për pagat deri 30 mijë lekë.
Mësohet se janë caktuar 10 deputetë për të folur mbi Buxhetin 2019, ndërsa Erion Braçe ka përgatitur 3 amendamente.
Ndërkohë opozita nga ana e saj vijojn me bojkotin parlamentar.