Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë, deputetja e PD-së: Qeveria është tallur, të përndjekurit politikë dhe pronarët nuk marrin asgjë!

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zhvilluar këtë të premte Komisioni për Çështjet Ligjore.

Gjatë prezantimit të buxhetit për Ministrinë e Drejtësisë, nga ministri Manja, deputetja e PD Dhurata Çupi, ngriti shqetësimin për kompensimin e dy shtresave të persekutuara dje dhe sot, siç janë të përndjekurit politikë dhe pronarët.

Duke iu drejtuar ministrit Çuçi, deputetja e PD tha se “për të pendjekurit shuma prej 1 miliard lekësh e parashikuar në buxhet çdo vit është shumë e vogël dhe se nuk i jep zgjidhje kësaj shtrese. Ndërkohë që ata kanë procedura shumë të ndërlikuara me hapjen e llogarive periodike në bankë gjë që e bën tepër të vështirë marrjen e dëmshpërblimit”.

Deputetja demokrate e quajti tallje trajtimin e pronarëve nga ana e qeverisë që megjithëse thotë se ka 5 miliard lek për kompensimin e tyre, ata nuk marrin asgjë.

“Ju thoni se për pronarët janë 5 miliard lek çdo vit, por tek ata nuk ka shkuar kokërr leku. Pse e përmendni këtë shifër, apo për tu tallur me ta”, u shpreh  Çupi duke iu drejtuar ministrit.

Ajo gjithashtu ngriti edhe shqetësimin për mbështetjen e pamjaftueshme që është parashikuar në buxhetin e vitit 2023 për sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Manja: Kompensimi financiar i ish pronarëve. Brenda tavaneve buxhetore, janë shpenzimet për investime kapitale 693 mln lekë, 583 me financim të brendshëm, 110 me financim të huaj. Rriten financimet e huaja me 18 %.  Do të ishte një mbështetje e komisionit dhe Ministrisë së Financave, kërkesë mbi tavanet buxhetore, 3 investime

Zjarr Tv Ad