Buxheti/ Manja: Opozita ka si mision ta nxijë! Nuk është e vërtetë që 4 qarqet e Veriut nuk mbështeten nga Qeveria

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se buxheti i vitit 2023 është dyfishuar. Nga salla e Kuvendit, Manja tha se policët e burgjeve kanë të njëjtin trajtim si ato të policisë së shtetit, ndërsa shtoi se rritja e pagave të tyre është shtesë që do jetë e përhershme. Po ashtu, ai kundërshtoi deklaratën e deputetit të opozitës se 4 Qarqet e Veriut të Shqipërisë nuk marrin mbështetje nga Qeveria, duke radhitur investimet që ka bërë qeveria në Lezhë, Shkodër e Kurbin.

‘Në raport me vitin 2013, ky buxhet vjen i dyfishuar. Buxheti i ministrisë së drejtësisë është 11.9 mln lekë dhe ka një rritje. Unë do veçoja se mbështet rritjen e pagave të policëve të burgjeve. Është një shtesë e përhershme. Rritja e pagave që u bë me 1 shtator nuk ishte e përkohshme sa për të kaluar situatën e vështirë, është një rritje e përhershme, punonjësit e policisë së burgjeve kanë të njëjtin trajtim si ato të shtetit. Sa i përket investimeve, ky buxhet do mbështesë dhe burgun e ri të grave. E kemi në Ali Dem të Tiranës, kujdes i veçantë që Shqipëria ka me këtë kategori.

Qeveria ka mbështetur dhe do të mbështesë të gjitha reformat. E mbyll me buxhetin e ministrisë së drejtësisë, nuk është e vërtetë që 4 qarqet e veriut të Shqipërisë nuk kanë marrë mbështetje, Shkodra dhe Lezha kanë marrë mbështetje pavarësisht tërmetit dhe pandemisë. Kanë përfituar fonde. Kemi një bashki të re të rindërtuar në Kurbin, Lezhë. Duhet ti thoni bravo qeverisë, e mbani mend Shkodrën e përmbytur si në Venecia, u përmbyt, asnjë lek nuk i dhatë. Me projektin e rindërtimit duhet t’i thoni bravo qeverisë. Investimet janë këtu, ja ku janë kush i do.

Për të tre bashkitë e veriut dhe nëse i nxini, tregohen qartë investimet. Nxijeni këtë buxhet se ky është misioni i opozitës, ju në 2021 vizioni dhe programi juaj nuk u miratua nga shqiptarët. Ju keni fjalën dhe kritikën, po përdoreni në funksion të asaj që ju kanë votuar qytetarët, se ky është buxheti i të gjithë shqiptarëve.’, u shpreh Manja.

Zjarr Tv Ad