Deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Zheni Gjergji ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit prezantoi buxhetin e arsimit për vitin 2021.
Teksa kryeministri e ka quajtur një sukeses buxhetin për arsimin, deputetja i kërkon llogari Ramës për mësuesit e Belshit që akoma nuk kanë marrë pagesat e transportit.
Postimi
Ironia vazhdon ende!
Kryeministri propagandon buxhetin për vitin 2022 me shifra marramëndëse por ndërkohë faktet flasin.
Sot, në datë 14.11.2021, arsimtarët e ZVAP Belsh vazhdojnë të palikujduar për transportin e muajve Maj, Qershor, Shtator e Tetor.
Kjo është deklarata e bërë më datë 07.10.2021 nga drejtori i ZVA Belsh, ku premton që mësuesit do të marrin paratë e transportit brenda këtij muaj
Pagesa ende nuk është bërë e qeveria urdhëron që mësuesit të mbahen në qetësi e të mos flasin.