Buzëqeshni dreqi e mori! Pronarë, kamarierë, hotelierë, buzëqeshni. Jo me turinjë varur para turistëve!

0
224
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Turizmi është industria më fitimprurëse në Shqipëria, pas asaj të drogës e cila lulëzon fort. Por turizmi dhe shërbimi në hotele e restorante është i ligjshëm e jetik, ndërsa puna e drogave mbetet punë e të “fortëve” të lidhur me strukturat qeveritare.

Disa herë është folur e debatuar në media e rrjete sociale, kultura e të shërbyerit në restorante dhe bare apo hotele.

Një kulturë pa kulturë, në mos të thuhet paksa talebançe sillen kamarierët, pronaret apo personeli i tyre ndaj klientëve.

Një shkrim në lidhje me këtë kulturë të pa kulturë sjellë edhe statusi në facebook i gazetarit Edmon Harizaj.

Një këshillë për shumë prej atyre që shërbejnë në hotel-bar-restorante nga jugu në veri

Nga Edmond Harizaj-

Një këshillë për shumë prej atyre që shërbejnë në hotel-bar-restorante nga jugu në veri.

Buzëqeshni dreqi e mori!

Pronarë, kamarierë, hotelierë, buzëqeshni.

Edhe me pahir, të paktën atyre që u respektojnë. Klientët paguajnë rrogat tuaja, fitimet, investimet e ardhshme. Klienti nuk do të dijë për hallet tuaja, sa sëmundje keni, jeni ndarë nga gruaja, jeni lodhur, jeni pa ngrënë, ju ka kap majasëlli, ju djeg urthi, ju ka bërtit pronari, s’ju pëlqen jeta, doni rritje rroge…as i plas fare klientit.

Ai do shërbimin, që nis nga buzëqeshja.

Ato turinjtë e varur, vetullat e bashkuara, e folura nopran, u prishin ditën klientëve, në mos javën.

Nëse nuk dini të buzëqeshni, nëse nuk dini të respektoni, nëse nuk dini të thoni mirëseerdhët, faleminderit, ju bëftë mirë, mirëardhshi…kullosni dhitë më mirë!

Infrastruktura po ndryshon për mirë, fitimet po ndryshojnë për mirë, klientët po rriten çdo ditë…ndryshoni dhe ju, sadopak…

Zjarr Tv Ad