Buzhala reagon pas arrestimit të gazetarit: Dua test droge para se…

0
360
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Botuesi i gazetës së njohur kosovare “Nacionale” në Kosovë, Berat Buzhala, ka postuar një status në rrjetin social Facebook, ku bën me dije se njëri nga gazetarët e mediumit të tij, është ndaluar nga policia me lëndë psikosomatike dhe çështja ka shkuar në gjykatë, njofton gazetari.

Për t’i paraprirë situatës, gazetari dhe botuesi Berat Buzhala e ka sqaruar vetë pozicionin e tij në rrjetin social.

Postimi i Berat Buzhalës

Sqarim:

Para disa diteve Policia e Kosoves, gjate nje kontrolli, gazetarit dhe redaktorit te Nacionales, Vullnet Krasniqit, ia ka gjetur nje sasi te vogel te nje substance psikosomatike.
Substanca nuk eshte kokain, nuk eshte herion, nuk eshte marihuane. Ne menyre qe mos me e popullarizu tash ne mesin e lexueseve te mi, nuk po ia permend emrin.

Vullneti ate nate ka qene ne nje dasem te djali i axhes, ku ne afersi te tij kane qene edhe qindra njerez te tjere.
Sido qe te jete, te nesermen me ka thirre ne telefon dhe me ka tregu per kete incident. I ka ardhe jashtezakonisht keq per cfare ka ndodhur dhe vullnetarisht ka kerku qe te lirohet nga detyra deri ne perfundimin e procesit gjyqesor.

Vullnetin, pervec gazetar dhe bashkepunetor, e kam mik dhe vella. Kurrgjo nuk ka ndryshu ne raportin tim me te. Luftarak dhe trim, madje jo per interesa personale, por per interesa shoqerore.

Po shoh shume njerez te gezuar ne FB, qe menxi nuk kane prite me dale nje ‘skandal’ ne Nacionale, e posacerisht Vulles.
Une i siguroj ata, qe sapo te permbyllet procesi gjyqesor, dhe sipas marreveshjes me Vullen, sapo ai te sjelle ne zyre nje test qe eshte i pastert nga cfaredo narkotiku, ai do te vazhdoj punen me ne.

Vulle eshte nje djale i marum vete. Ka ardhe ne Prishtine nga nje fshat i Drenices dhe e ka bo vendin e tij ne Prishtine, si nje figure e respektume.
Nuk i braktisi njerezit aq lehte, ndonese po e them, konsumimi i droges eshte gje e demshme per konsumuesin, kurse shitja e saj e demshme per shoqerine.

p.s
Ne vitin 2018 policia ne New York e ka zene me substanca njanin prej yjeve te ketij televizioni, te famshmin Richard Quest. Ky gazetar, pasi ka kaluar nje periudhe ne keshillime te profesionisteve, eshte kthyer dhe vazhdon te jete figura qendrore e ketij gjiganti mediatik.

Zjarr Tv Ad