Buzhala tregon pengun e madh të jetë së tij

0
27

Gazetari shqiptar Berat Buzhala, i infektuar prej disa ditësh me Covid-19 ka ndarë sërish me publikun detaje në lidhje me sëmundjen. Ai ka rrëfyer se babai i tij ndodhet në një situatë të vështirë në betejën me koronavirusin, ndërsa shton se gjendja e tij vazhdon të jetë kritike dhe se është në koma prej 5 ditësh. Buzhala apelon se për të mbrojtur veten dhe tjerët qytetarët duhet të mbajnë maskat, ndërsa ka thënë se nëse do të rikthehej pas, maskën do e mbante gjithë jetën.

Statusi i Buzhalës

Edhe po tutna, e edhe po pritoj me dalë, ndonëse kane kalu tashme ma shume se dy jave prej kur jam testu pozitivisht me Covid. Fatkeqësisht nuk kam qene i vetmi ne familje qe pata dale pozitiv, e fatkeqësisht ka prej nesh qe ende nuk po munden me i nxjerr kambët prej kësaj beteje te gjate, te lodhshme, e të mërzitshme. E kam fjalën për babën. Gjendja e tij vazhdon me qene kritike, është në koma që 5 ditë. Ç’ka po du me thane është kjo: Mbani ato maska, mbajeni distancën, e mbajeni edhe higjienën. Sikur te rikthehej gjendja sikur qysh ka qene para dy javësh kisha premtu qe do ta kisha mbajte maskën për pjesën tjetër të jetës. Mirëpo ajo nuk kthehet tashme, krejt ç’ka mundemi me bo është me parandalu raste te tjera, me parandalu me shume fatkeqësi dhe me shume rënie te shtetit. Kjo lufte nuk do te zgjas edhe disa dite, e as edhe disa jave. Do te zgjas edhe disa muaj, kurse ne se bashku do te mund ta krijojmë një realitet te ri dhe te përkohshëm, por qe na mbron prej shume dramave familjare.