“BUZMI BUJAR” nga Anton Blakja

0
385
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sonte eshte nata e buzmit.
Eshte nje feste mijeravecare qe ka ardhe githe shkelqim deri ne kohen e sotme. Festa e buzmit eshte falenderim per te mirat qe jep toka dhe shprese per begati ne te ardhmen.
Te paret tane e kishin caktuar ate ne kapercyell te solsticit dimeror,kur rritja e nates frenohet dhe dita e neserme shenon KTHIMIN E MOTIT MBARE.
Na nadjen e dates 25 dhetor burrat thoshin me gezim se sot asht zgiate dita sa me këcye kangji tra më tra.
Eshte nje feste aq e vjeter dhe po aq e bukur.
Nje feste qe vjen nga koherat prehistorike, nga PELLAZGET e urte.
Rituali fillon me prerjen e disa degeve te njoma me gjatesi me te madhe se oxhaku. Ato priten ME DITE MARE , dmth paradite. Zakonisht jane dege te njoma arre.
Amvisat gatuajne gjith te mirat por vetem me prodhime vegjetariane. Karakteristike eshte lakrori me arra,me kunguj e prodhime te tjera.
Deget e njoma duhet te jene te prera sa me diagonal. Qe prerja te formoje buze.
Kur bie muzgu dy meshkuj te shtepise me sepate ne dore shkojne tek pemet, vreshti dhe njeri pasi ngre sepaten thote me za:
– Ban se te preva !
– Mos e pri se ban, – thote tjetri duke i ndalë doren
Para se te shtrohet darke,nje apo dy djem te rinj dalin perjashta marrin deget dhe therrasin te dera:
– O I ZOTI I SHTEPISE.
Askush s’pergjigjet. E perseritin se dyti dhe vetem heren e trete, hapet dera dhe i zoti i shtepise i pret, sikur te ishin udhetare te ardhur nga larg.
Djemte thone:
– JAM BUZMI BUJAR,E PO VI ME BEREQET, BULMET, ME GEZIM E GJITH TE MIRAT E ZOTIT.
– Hajdeni mire se erdhet, – u thone.
Deget e njoma, buzmat vendosen ne oxhak qe te teprojne ne te dy anet. Ne prerjet e tyre diagonale per sejcilen vendosen pak buke, bulmet, mjalte, e prodhimet e tjera pa harruar asgje. Ajo qe shkumbezon me teper thuhet se ai prodhim do te jete i bollshem vitin e ardhshem. Pas darke buzmat e padjegura futen me pjeset e ndezura ne hi dhe ruhen per ritualin e se nesermes.
Rreth sofres shtrohet kashte gruri ose misri, per tu ulur pjestaret e familjes. Ky detaj eshte padyshim nderhyrje e krishterimit.
Te nesermen pa aguar dita, e zonja e shtepise gatuan buken e re dhe ashtu te nxehte e marrin dhe dalin ne are.
Atje behet LAMI.
Lami eshte nje rreth a katror me kashten e misrit ose grurit, dhe kryqin ne mes ( edhe kjo shtese e mevonshme e krishterimit ).
Brenda tij thyhet buka dhe pjestaret e familjes hane aty nga nje kafshate buke e djathe. Pastaj te dy copat e buzmit ku ishin vendosur dritherat ne darke te ndezura ferkohen me njera tjetren duke perseritur me ze:
– Sa gaca – karrica ,duke e perseritur tri here .
Po keshtu tek bagetia me dy copat e buzmit te bulmetit, te cilat ferkohen te nxjerrin shkendia duke perserite:
– Sa shkendija shterria.
I njeti ritual behet edhe tek vreshti,pemet etj.
Autori i ketyre radheve i mesuar nga gjyshi i tij me nje vule te forte te tradites shqiptare, e ka perseritur kete ritual korrektesisht, fjale per fjale e hap per hap. Gjyshi im donte qe ta mesoje e te mos e harroja kurre.
Etimolloget tane duke mos e njohur kete feste, kane thene se buzmi eshte nje kercu qe vihet ne zjarr te qendroje 24 ore, duke mos sçaruar asgje per prejardhjen e ketij emri.
Keshtu e thote edhe Cabej.
Por te gjithe ata nuk e kane festuar kurre BUZMIN BUJAR, dhe siç ndodh rendom ne vilajet, historine e shkruajne ata qe nuk e kane shijuar kurre ate per te cilin flasin pa u menduar fare.
Ne respekt per te paret tane fisnike dhe te ditur, duhet ta kujtojme kete feste te lashte shqiptare. Ne kemi me pak se 2000 vjet qe festojme Kershendellat, por buzmi eshte festuar edhe mijera vjet te tjera.
Darka e dates 24 dhjetor, nga koherat qe nuk mbahen mend e deri me sot eshte quajtur Nata e Buzmit dhe jo e krishtlindjes.
Lindja e Krishtit festohet te nesermen me kurban vere e raki.
Krishterimi i bashkoi keto dy festa, se ashtu festa e mevonshme do te çimentohej e do te festohej pa çare.
G E Z U A R miq festen e buzmit dhe Krishtlindjet.
Per shume mot me gezim,shendet,lumturi e zemer te bardhe.

U R I M E !

Zjarr Tv Ad