Bylisin se ndal ‘VAR-i’ shqiptar, eliminon Skënderbeun!

0
10

Bylisi është skuadra e fundit e kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Skuadra ballshiote ka marrë një barazim 1-1 mes tensionit në Korçë ndaj Skënderbeut dhe është kualifikuar më tej për shkak të fitores 1-0 në çerekfinalen e parë. Në Stadiumin Skënderbeu vendasit realizuan të parët në minutën e 34, por në fundin e pjesës së parë sharjet dhe shtyerjet gati sa nuk përfunduan në grushte kur arbitri Enea Jorgji anuloi një penallti të akorduar në momentin që futbollisti i Bylisit po e godistje. Një ‘VAR’ ‘alla-shqiptar’ që tensionoi shumë gjakrat. Gjithsesi ballshiotët gjetën forcat në pjesën e dytë të barazonin me Malçin dhe si pasojë të kalonin në katër më të mirat.Ndërkohë në ndeshjet e tjera çerekfinaliste të kthimit Tirana mori një barazim 1-1 kundër Besëlidhjes, por kalon më tej si pasojë e fitores 4-1 në kryeqytet. Sakaq një biletë për katër më të mirat e preu edhe Teuta, që pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, dje në Durrës mposhti 1-0 Vllazninë. Sakaq edhe Kukësi nuk diskutoi asgjë ndaj ndaj Apolonisë. Verilindorët që ndeshjen e parë e fituan 2-1 në Fier, në ‘Elbasan Arena’ të mërkurën bënë po të njëjtën gjë kundër Apolonisë, por këtë herë me rezultatin 3-1. Shorti për çiftet gjysmëfinaliste do të hidhet të premtën, ndërsa ndeshjet e para do të luhen me 1 korrik, ndërsa ata të kthimit me 15 korrik