Bylykbashi bën parashikimin ambicioz për zgjedhjet e 14 majit, PD fiton në disa bashki të mëdhaja…

0
409
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, ka bërë një parashikim lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai ka përmenduar disa bashki ku mendon se Partia Demokratike është favorite për të fituar.

 “Nga Primaret ka dalë Igli Cara me shumë eksperiencë, ish deputet, ish-drejtues PD dhe së fundmi i zgjedhur si Kryetar i PD nga anëtarësia. I njeh shumë mirë problemet e Durrësit dhe kjo është dega ku anëtarësia është më e bashkuar se kudo.

Kemi qenë gjithmonë gati 50-50 si opozitë në Durrës. Në 2019 shanset për të marrë Durrësin kanë qenë shumë të larta, nuk them tani janë pak, por mundësitë ishin më të larta, pasi ishte një kandidate e dobët përballë. Shanset e PD që t’ia kthejë Durrësin demokratëve si një motorr i madh zhvillimi, janë të gjitha aty”, tha ai.

Më tej ai foli edhe për garën në bashkinë e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës, Korçës.
 “Në Elbasan kemi shanse te jashtëzakonshme. Zoti Boçi është një figurë politike me profil shumë të lartë politik në PD. Tirana është e madhe dhe e paparashikueshme për pushtetin.

Belind Këlliçi, një kandidaturë që vjen nga radhët e rinisë, me një dinamikë të lartë politike, i zgjedhur me votë te qartë nga anëtarësia dhe me mbështetjen e zoti Alimehmeti që ka mbështetjen e një elektorati më të ekuilibruar, janë një shans i madh.

Shkodrën sigurisht që e mbajmë. E mbajtëm atëherë kur nuk kishim asgjë. Sigurisht do të synojmë të fitojmë bashki të tjera. Do të luftojmë edhe për Korçën që ta fitojmë. Unë jam politikan i kujdesshëm kur flas, jam i bindur që në Korçë kemi kandidat të mirë dhe betejën do ta bëjmë të fortë.

Përballë kemi makinerinë e shtetit, por duke ditur që Edi Rama është armiku i zgjedhjeve, do të përballet me një strategji asimetrike në këto zgjedhje dhe do të ketë të vështirë të parashikojë cili është rezultati”, tha zoti Bylykbashi.

Zjarr Tv Ad