Bylykbashi: Deklarata më e ashpër në 28 vjet e OSBE/ODIHR

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Oerd Bylykbashi ka dalë sot para mediave pas publikimit të raportit paraprak për 30 qershorin nga OSBE/ODIHR.

Ai tha se ODIHR iu tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje dhe se mungesa e zgjedhjes i ka bërë nul zgjedhjet. Sipas Bylykbashit kjo është deklarata më e ashpër në 28 vjet e OSBE/ODIHR.

“OSBE/ ODIHR iu tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje. Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR iu tha shqiptarëve se ata nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe kandidatët nuk kishin rivalë.
Kjo është deklarata më e fortë dhe më ashpër që ka bërë në këto 28 vjet OSBE/ODIHR. Kjo deklaratë e sotme bëri nul të gjitha përpjekjet e Edi Ramës dhe organizimin e një farse më 30 qershor. Opozita do të vazhdojë të provojë çdo shkelje më 30 qershor dhe do të bëjë të mundur që shqiptarët të zgjedhin në zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi Bylykbashi.

 

Zjarr Tv Ad