I ftuar në emisionin “Intervistë” në A2 CNN, deputeti Oerd Bylykbashi i komisionit për Rithemelim në PD, tregon për marrëdhëniet e tensionuara të Lulzim Bashës me aleatët e PD-së, dhe mënyrën sesi ai, sipas gjykimit të Bylykbashit, i ka përdorur për qëllimet e tij për pushtet.
Duke filluar nga LSI, e cila duket se dëshiron të hyj në koalicion me pjesën e Rithemelimit. “Ne kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm për një periudhe të gjatë. Basha ishte lideri i opozitës, dhe udhëhoqi pas zgjedhjeve të 2017 një fushate ku nuk la gjë pa bërë kundër LSI-së, sikur të ishin ato kundërshtarët dhe jo PS. Pak muaj më pas, ai i mori në koalicion. Njerëzit duhet të jenë të vërtetë, edhe pse Basha ketë nuk e ka problem”, thotë Bylykbashi.
Ai vijon duke dhënë shembuj, që lidhen edhe me ngjitjen drejt pushtetit në PD të Bashës, që ai cilëson si “ylli në ngjitje që ra shpejt, iu shua edhe bishti”. Për të, “mesa duket Basha ka qenë në keqbesim me aleatët, dhe këtë të gjithë ato kanë shprehur frustrimin për sesi ai është sjellë me ata, një model sui generis i zotit Basha, që nuk duhet ndjekur nga askush”.