Bylykbashi: PS refuzoi hapjen 100% të listave, të hartohet amendament i përbashkët pa prekur kushtetutën

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas mbledhjes së Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese, përfaqësuesi i PD për reformën zgjedhore Oerd Bylykbashi, tha për mediat se edhe sot Partia Socialiste nuk pranoi propozimin e opozitës për hapjen 100% të listave pa prekur koalicionet. Bylykbashi u shpreh se Partia Socialiste nuk ka ndryshuar nga pozicioni i saj për ta ndryshuar në mënyrë të njëanshme kushtetutë, veprim sipas të cilit, prish marrëveshjen e 5 qershorit. Ish-deputeti tha se opozita propozoi që të hartohet një amendament i përbashkët i listave pa prekur kushtetutë, me një ekspertizë ndërkombëtare.

Oerd Bylykbashi: ”Në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik kërkuam sërish nga mazhoranca nëse është dakord me propozimin për hapjen 100% të hapjes së listave të kandidatëve duke ruajtur të paprekuar të koalicioneve zgjedhore siç janë sot dhe të formulës e shpërndarjes së mandateve. Përsëri u ndeshëm me refuzimin e Partisë Socialiste, nuk ka ndryshuar asnjë centimetër pozicionin e saj, për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme kushtetutën. Këto veprime prishin marrëveshjen e 5 qershorit. Ne propozuam që të hiqet dorë nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese, të hartohet një amendament i përbashkët i listave pa prekur kushtetutën me ekspertizë ndërkombëtare, dhe për të garantuar që procesi do të mbetet i paprekur nga lojërat diabolike nga Edi Rama, ndryshimet kushtetuese dhe ato ligjore në kodin zgjedhor të jenë bashkë dhe t’i dërgohet parlamentit në mënyrë që të jetë çdo gjë e qartë.”

Zjarr Tv Ad