Çahet sërish rrethimi i policisë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita e Bashkuar proteston sot kundër qeverisë “Rama”. Prej më shumë se një muaji, partitë opozitare kanë thirrur shqiptarët në protestë në kryeqytet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas opozitës do t’i hapë vendit rrugën e integrimit.

Opozita është deklaruar kundër dhunës por se gjithçka është në dorën e protestuesve. Në protestën e sotme, ndryshe nga sa jemi mësuar nuk do të ketë fjalime dhe as flamuj politikë vetëm parulla e slogane të qytetarëve.

Çahet sërish rrethimi i policisë, protestuesit i mësyjnë Kryeministrinë

Ora 12:40 Protestuesit kanë carë sërish kordonin e policisë dhe i janë drejtuar kryeministrisë. Ndryshe nga hera e parë kur protestuesit tentuar të futen brenda kryeministrisë këtë herë janë paska më të qetë dhe po qëndrojnë tek dera e Kryeministrisë.

Policia thirrje me megafon: Ndërprisni veprimet e dhunshme

Ora 12:20- Prej nisjes së incidenteve, Policia po iu bën thirrje me megafon protestueseve që të ndërpresin veprimet e dhunshme.
“Ndërprisni veprimet e dhunshme, ruani qetësinë! Veprimet që po kryeni përbëjnë vepër penale. Policia do të zbatojë ligjin”, ka bërë thirrje policia me megafon.

Zjarr Tv Ad