Cakaj në SHBA: Shqipëria e gatshtme në përpjekjet për të shkatërruar ISIS

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për Shkatërrimin e ISIS, organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në Uashington.

Cakaj theksoi edhe njëherë gadishmërinë e Shqipërisë për të qenë përkrah aleatëve, si dhe autoriteteve të Irakut, në përpjekjet e përbashkëta për të shkatërruar përfundimisht ISIS.

Në takimin e Koalicionit Global në SHBA, Cakaj vlerësoi se solidariteti që ka karakterizuar Koalicionin, vendosmëria dhe kontributi substancial i përbashkët, ka dhënë rezultate të shkëlqyera në luftën e kundër terrorizmit dhe ISIS.

“Në përfundim të fjalës së tij Cakaj shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar mbështetjen dhe bashkëpunuar ngushtë me aleatët për të ndërtuar paqen e vështirë në rajon dhe inkurajuar Qeverinë e Irakut për të siguruar dhe çuar përpara fitoren e arritur, për konsolidimin e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetin ekonomik të vendit”, thuhet në njoftimin e Ministrise se Jashtme.

 

Zjarr Tv Ad