Cakaj pa datë për negociatat, fajëson opozitën dhe porosit Bashën të mos parashikojë të ardhmen

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Gent Cakaj, në një deklaratë për për mediat një ditë pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave pa kushte, tha se Shqipëria ka plotësuar të gjitha detyrimet dhe ishte një vlerësim i merituar.

E ndërsa vendimarrja tashmë i kalon Këshillit Europian, Cakaj tha se qeveria do të nisë dialogun intensiv me vendet anëtare që vendit ti hapen negociatat në qershor.

 Gent Cakaj: Nga sot e tutje, qeveria do të vazhdojë në mënyrë intensive  dialogun politik me vendet anëtare për të bërë realitet atë që është aspiratë historike, për ti mundësuar vendit hapjen e negociatave për anëtarësim. Është interes i dyanshëm që Shqipëria të fillojë menjëherë në qershor hapjen e negociatave për anëtarësim. Jetësimi i këtij ideali të lartë kërkon angazhimin e përulur të secilit.

Nisur nga precedenti i një viti më parë, Cakaj tha se qeveria nuk merr përgjegjësi të japë datë për hapjen e negociatave.

Cakaj: Ka ekzistuar një qëndrim i përgjithshëm që BE duhet të konsolidohet njëherë nga brenda para se të jetë i gatshëm të zgjerohet nga jashtë. Marrë këtë mesim nga viti i kaluar se ekzistojnë raste kur gjykimet politike mund të mbizotërojnë mbi konsideratat teknike, unë për të qenë korrekt me ju dhe kjo qeveri për të qenë korrekt me secilin qytetar nuk e merr përgjegjësinë për tu dhënë premtimin final se negociatat do të hapen në këtë datë apo atë datë. 

Ne marrim përgjegjësinë dhe japim garancinë se angazhimi jonë në rrugën europiane është i patjerësueshëm dhe i pakthyeshëm dhe reformat tona në atë drejtim vetëm sa do të thellohen. Sinjalet vinë të ndryshme nga vendet europiane por asgjë nuk është përfundimtare. Përcaktimin e axhendës së Këshillit nuk e ka në dorë qeveria, vendimin për hapjen e negociatave nuk e merr Shqipëria, por qeveria do të punojë për të bindur vendet anëtare se tani është koha, siç na është premtuar, në qershor për hapjen e negociatave për anëtarësim.

I pyetur nëse kriza politike mund të ndikojë negativisht në vendimin e Këshillit të Ministrave në qershor, ai pati këtë përgjigje:

Gent Cakaj: Komisioni konstaton se parlamenti është funksional dhe është i gatshëm me kapacitete të plota për të kryer funksionet e tij. Raporti ka dhe një mesazh për opozitën. Raporti thotë se opozita duhet të ripërfshihet në institucionet demokratike, aktualisht ka pushuar së qenuri demokratike dhe ka pushuar së vepruari në kuadër të kornizave institucionale demokratike.

KE thotë se duhet të tejkalohet polarizimi politik në shërbim të interesit madhor europian dhe është fare e qartë se kush ka marrë angazhimin për punën për të ecur përpara në axhendën europiane dhe kush ka marrë veprime për të cënuar nivelin e reformave, imazhin ndërkombëtar dhe gjasat e hapjes së negociatave.Nëse shtetet anëtare do ta përdorin si alibi sjelljen e opozitës për mos hapjen e negociatave kjo është çështje tjetër, por nuk na dekurajon ne nga angazhimi i plotë në drejtim të hapjes së negociatave.

KE ka thënë qartë se reforma elektorale dhe gjasa e unifikimit politik në Shqipëri është cënuar përkundër përpjekjeve të qeverisë nga sjellja e opozitës. Raporti dëshmon se të gjitha kriteret teknike janë përmbushur nga qeveria dhe përmbajtja e raportit e bën përgjegjëse opozitën për sjelljen jo demokratike, shkallën e zbatimit të reformës elektorale dhe mundësinë që Shqipëria të konsolidojë sistemin elektoral në përgjithësi dhe cënimin e konsensusit të gjerë shoqëror proeuropian që Shqipëria ka nevojë aktualisht. Ne do të vazhdojmë përpara sepse axhenda pozitive e Shqipërisë nuk mund të cënohet nga askush.

Lidhur me deklaratën e një dite më parë të Bashës se Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat përkundër rekomandimit pozitiv sepse shtetet anëtare kanë raporte nga agjencitë e tyre inteligjente, Cakaj tha se nuk mund të parashikojë të ardhmen sikundër edhe shefi i opozitës duhet të heqë dorë nga kjo praktikë.

Gent Cakaj: Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka goditur lojërat e fatit, mekanizëm i sofistikuar i pastrimit të parave. Gjithëkush është mirë të largohet nga përpjekja për të parashikuar zhvillimet e ardhshme. Unë nuk mund të parashikoj sikur kryetari i opozitës nëse negociatat do të hapen ose jo, unë veproj bazuar në dokumentet zyrtare dhe komunikimet e rregullat me partnerët europianë. Europa e ka dhënë përgjigjen për sjelljen anti-institucionale të opozitës. Unë nuk kam akses në raportet inteligjente të vendeve të tjera. Në vend të teorive të konspiracionit duhet ti kthehemi raportit të Komisionit Europian, që thotë Shqipëria meriton hapjen e negociatave.Është koha që ata që kanë parashikuar fatin të lirohen nga kjo shprehi se lojërat e fatit nuk janë prakltikë e gjerë në Shqipëri tutje.

Zjarr Tv Ad